Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-02-2015

Procedura gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 26 shkurt 2015 ka mbajtur trajnimin e radhës në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm me temë “Procedura gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës”.

Ky trajnim kishte për synim thellimin e njohurive të pjesëmarrësve në dallimin e kontestit për shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga marrëdhënia e punës dhe zbatimin me sukses të dispozitave e ligjeve përkatëse gjatë punës praktike të gjyqtarëve.

Gjatë trajnimit u shtjellua natyra juridike e kontesteve të punës, legjislacioni në fuqi tek këto kontestete me theks të veçantë u trajtuan kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbyesit Civil.

Në këtë kuadër u trajtua fusha e zbatimit dhe llojet e kontratave të punës si dhe shkaqet e shkëputjes së kontratës së punës sipas Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbyesit Civil.

Gjithashtu u elaborua procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje, më saktësisht shterimi i mjeteve të brendshme juridike për të fituar të drejtën e kërkimit të mbrojtjes gjyqësore dhe pasojat juridike për mosrespektimin e këtyre afateve.

Roli, funksioni, vendimet dhe obligushmëria për zbatim të vendimeve të  Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës po ashtu ishin objekt i diskutimeve gjatë trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të divizionit civil pranë departamenteve të përgjithshme të gjykatave dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :