Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-05-2022

Punëtori për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim

Më 23-24 maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në  Prishtinë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar  punëtorinë për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Michael W. Grant, Këshilltar Ligjor – Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe z. John C. Hanley, Këshilltar Ligjor – Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Ambasada e SHBA në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është i avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përfaqësimin në gjykim, përmes elaborimit të teorisë së gjykimit,  dhënien e një fjale hyrëse efektive, marrjen në pyetje e drejtpërdrejt dhe e tërthorte, përdorimin e provave ne gjykim, dhënës së fjalës përfundimtare si dhe argumentimi për një dëm në vend.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë prokuroret e gjeneratës së VIII dhe disa nga prokuroret  gjeneratës së VII të  cilët e kanë përfunduar Programin Fillestar.

Shpërndaje :