Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-06-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni II

Me 07-08 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve është duke e  realizuar trajnimin hibrid me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me mënyrat e vlerësimit të provave në rastet e krimit te organizuar me theks te veçantë të hetimeve financiare.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelore dhe të apelit si dhe bashkëpunëtor profesional nga Departamenti përkatës si dhe ekspert nga PSRK.

Shpërndaje :