Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Mashtrimi dhe Korrupsioni në Prokurimin Publik - Sesioni II

Me 29-30 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve është duke e  realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Mashtrimi dhe Korrupsioni në Prokurim Publik - Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe z. Agim Sheqiri, Trajnues për Prokurim Publik

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen se prokurimi publik është një prej fushave ku ka korrupsion dhe se ka nevojë për zhvillim të njohurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë për këtë fushë.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Departamentit Special, prokurorët e Prokurorive Themelore si dhe ata të Prokurorisë Speciale përfshirë edhe ekspertët e PSRK-së si dhe zyrtarët hetues policor.

Shpërndaje :