Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-03-2015

Trajnim i autorëve për hartimin e moduleve te E-learning

Më 18 mars 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-së "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" ka realizuar trajnimin e radhës për autorët hartues të moduleve për mësimin në distancë apo E-mësimi.

Qëllimi i trajnimit ishte puna me shabllone, lista kontrolluese për autorët, funksioni i ushtrimeve në modulet e mësimit në distancë, llojet e ndryshme të ushtrimeve ku përfshihen pyetjet e hapura dhe pyetjet e mbyllura si dhe prezantimi i shabllonit të tipit B.

Përfitues të trajnimit ishin: autorët e moduleve të mësimit në distancë dhe Zyrtari i lartë për TI nga IGJK të cilët do të angazhohen si trajnues duke përdorur këtë teknikë të mësimit.

Trajnimi u realizua nga ekspertët gjermanë në fushën e mësimit në distancë.

Shpërndaje :