Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2015

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së pestë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë

Deklaratë për shtyp

Më 25 maj 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së pestë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

Kandidatët për gjyqtarë e prokurorë kanë vijuar trajnimet në Programin e Trajnimit Fillestar të ndarë në tri faza trajnuese. Ky program ka filluar të zbatohet që nga viti 2008 dhe përveç kësaj gjenerate që sot diplomuan, në këtë program trajnimi kanë përfunduar trajnimet edhe 141 kandidatë tjerë në katër gjenerata paraprake.

Në këtë ceremoni mbajtën fjalë rasti, Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, z. Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial, z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor, z. Ymer Hoxha, Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Samuel Zhbogar, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së.

Në fjalimin e saj, Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga tha " Nga sot do të nisni një rrugëtim të ri, për ta përmbuhsur msionin tuaj si mbrojtës të rendit dhe ligjit. Do të përmbushni synimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe për t’i dhënë atij një kuptim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë".

Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi më fjalën e tij theksoj se “Shpreson që kandidatët të kën shfrytëzuar maksimalisht të gjitha mundesitë e ofruara gjatë programit fillestarë për të fituar dhe zgjeruar njohuritë e juaja në fushën e drejtësisë dhe që të gjithë do të jenë të suksesshëm jo vetëm në përzgjedhjen dhe emërimin si gjyqtarë dhe prokuror, por që do të ushtrojnë me sukses këto fuksione.”

z. Fejzullah Hasani, në fjalën e tij theksoi se “Ky program trajnimi i cili e ka bazën e tij në Ligjin për Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, ka shënuar një kthesë pozitive në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj”. z. Hasani ri-përsëriti kërkesën e tij që procesi i miratimit të legjislacionit për gjyqësorin të marrë parasysh dhe adresoj rekomandimet e institucioneve relevante, në mënyrë që ligjet të krijojnë hapësirën, mundësinë dhe obligimin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë.

Në fjalën e tij, z. Aleksandër Lumezi, theksoi se “Kjo ngjarje që sot po shënojmë, tregon se ka shpresë për ndryshime pozitive në ngritjen e kapaciteteve të sistemit prokurorial përmes Institutit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka arritur që me sukses të zbatojë programin e trajnimit dhe përgatitjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm” dhe inkurajon IGJK-në që të ofroj programe të tilla trajnimi për të gjithë prokurorpët duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim dhe mbështetje të pa kursyer.

Ndërsa Kryetari i Këshillit Drejtues të IGJK-së z. Ymer Hoxha fjalën e tij, theksoi se  mbi 90 % e kandidatëve të trajnuar në Programin e Trajnimit Fillestar, sot janë gjyqtarë apo prokurorë. Përmes programit të trajnimit fillestar Instituti Gjyqësor i Kosovës ka shënuar një kthesë të madhe pozitive në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj të cilët shprehin interesimin dhe  ambiciet për të ushtruar këtë funksion.

z. Enver Peci, theksoi se “Kjo gjeneratë e kandidatëve që sot po diplomojnë, janë edhe një hap përpara në përmbylljen e procesit të plotësimit të vendeve të nevojshme  të gjyqtarëve.  Përvoja e fituar në Programin e Trajnimit Fillestar janë  tregues se të njëjtit janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat profesionale dhe gjyqësori kosovar pret shumë nga ta.

Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, a. Samuel Zhbogar,  tha se “funksionimi i një gjyqësori të pavarur është kusht kryesor jo vetëm për shërbim të drejtësisë por edhe për funksionimin e një shoqërie – si dhe për popullin që të ketë besim dhe shpresë. Ai nënvizoi se “mbi të gjitha reformimi i suksesshëm i drejtësisë varet nga niveli dhe kualifikimi profesional i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ. Prandaj ne mbështesim fuqishëm të gjitha përpjekjet për ofrimin e trajnimeve të shkëlqyeshme për kadidatë dhe gjithashtu edhe për gjyqtarë e prokurorë aktual, në mënyrë që t’i fitojnë shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme.”

Programin e trajnimit Fillestar e kanë ndjekur 28 kandidatë kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë diplomuar sot.

Në fund të kësaj ceremonie, znj. Atifete Jahjaga z. Hajredin Kuqi, Ministër i Drejtësisë, z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Enver Peci, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Aleksander Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit, z. Ymer Hoxha, Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së dhe z. Lavdim Krasniqi, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë ua shpërndanë diplomat duke u uruar sukses në realizimin e misionit të shenjtë të drejtësisë. 

 

Shpërndaje :