Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2015

E drejta për gjykim në afat të arsyeshëm, faktorët e brendshëm që ndikojnë në shtyrjen e gjykimeve

Më 25 maj 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren, të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka realizuar trajnimin me temë: “E drejta për gjykim në afat të arsyeshëm, faktorët e brendshëm që ndikojnë në shtyrjen e gjykimeve”

Qëllimi i trajnimit ishte identifikimi i faktorëve që ndikojnë në zgjatjen e procedurave dhe krijimi i praktikave më të mira në drejtim të gjykimit në afat të arsyeshëm.

Me rastin e këtij trajnimi u diskutua dhe u trajtua në përgjithësi për faktorët e brendshëm që ndikojnë në zgjatjen e procedurave, veçanërisht mungesa e palëve të ftuara me rregull. Gjithashtu u vunë në pah roli i parapërgatitjeve në parandalimin  e shtyrjeve  si të seancave penale ashtu edhe të atyre civile të cilat ndikojnë drejtpërdrejte në menaxhimin më efikas të lëndëve, menaxhimin më efikas të kohës dhe në këtë kontest edhe në gjykimin në një afat më të arsyeshëm.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, të gjykatave dhe prokurorive nga regjioni i Prizrenit.

Shpërndaje :