Me 2 qershor, IGJK në bashkëpunim me Këshillin e Evropës realizoi konferencën me temë “Liria e Shprehjes dhe Nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
Konferenca në fokus të saj kishte elaborimin e lirisë së shprehjes në kontekst të legjislacionit vendor, KEDNJ-së dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së. Në këtë kuadër u analizua e drejta e lirisë së shprehjes që garantohet me kushtetutë dhe akte tjera ligjore në njërën anë si dhe detyrimet dhe përgjegjësitë në ushtrimin e kësaj lirie.
Në prezantimet e tyre ekspertët ndërkombëtarë prezantuan karakteristikat, zhvillimet dhe sfidat e jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në veçanti u diskuta për standadardet e Këshillit të Evropës lidhur me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe perspektiva vendore në zbatim të tyre.
Në kuadër të praktikës gjyqësore vendore nga ekspertët vendor u trajtua aplikimi i nenit 10 dhe rastet lidhur me mediat në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet si dhe përfaqësues të mediave në Kosovë.
02-06-2015