Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-06-2015

Operacionet ndërkufitare me metodat moderne të vlerësimit (BJN)

Më 23 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoj trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Operacionet ndërkufitare me metodat moderne të vlerësimit” në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë (BJN).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale në lidhje me metodat moderne të vlerësimit të hetimit.

Në këtë trajnim u elaborua roli i Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe veprimet e gjykatës në BJN me ç’rast pjesëmarrësit u njoftuan lidhur me bazën ligjore për të ofruar apo kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare, realizimin e ndihmës me shtetet e huaja si dhe ekstradimin me shtetet që e kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.  

Në fokus të trajnimit ishte hartimi i kërkesave juridike ndërkombëtare dhe hartimi i kërkesave vendore për ndihmë të ndërsjellë.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve nga pjesëmarrësit për dilemat dhe praktikat në  bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :