Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-06-2015

Shqyrtimi fillestar dhe i dytë

Më 11 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”.

Qëllimi i trajnimit ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të dispozitave që kanë të bëjnë me shqyrtimin fillestar dhe të dytë.

Ky trajnim ishte vazhdimësi e sesionit të parë të mbajtur në mars 2015, në të cilin është trajtuar “Kërkesa për hedhje të aktakuzës”, ku si rezultat i këtij trajnimi u paraqit nevoja e hartimit të broshurës për shqyrtimin fillestar dhe të dytë. Në këtë trajnim u prezantua përmbajtja e kësaj broshure e cila sipas trajnuesit përmbante njohuritë elementare për subjektet, veprimet dhe afatet procedurale si dhe çështje tjera lidhur me këto faza të procedurës.

Me rastin e këtij trajnimi u dhanë edhe shembuj të ndryshëm të paraqitjes së kërkesave dhe vendimeve gjyqësore.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokuror, avokatë, bashkëpunëtorë profesional të gjykatave dhe prokurorive si dhe studentë nga regjioni i Pejës.

Shpërndaje :