Më 01-02 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/EROL kanë realizuar trajnimin me temë “Udhëheqësia e qëndrueshme”.
Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës lidhur me faktorët që shkaktojnë stresin që është mjaftë i përhapur në gjyqësor, si dhe identifikimi i strategjive përballuese dhe proceset mbrojtëse nga stresi, në drejtim të krijimit të një udhëheqësie të qëndrueshme.
Gjatë këtij trajnimi u prezantuan konceptet për zhvillimin e një udhëheqësie të qëndrueshme, dimensionet e ekuilibrit të shëndosh të mendjes së trupit dhe shpirtit, që paraqiten si shumë të nevojshme në sistemin gjyqësor, duke përfshirë këtu edhe strategjitë e menaxhimit të stresit, identifikimin e faktorëve të rrezikut dhe të kuptuarit psikik për ndryshimin e qëndrueshëm të sjelljes.
Metodologjia e këtij trajnimi ishte në formë të debatit interaktiv dhe ushtrimeve praktike, me ç’ rast pjesëmarrësit kishin rastin për të identifikuar shkallën e stresit në jetën e tyre, fuqitë e tyre dhe fushat e rritjes për një ekuilibër të shëndosh të mendjes, trupit dhe shpirtit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
02-06-2015