Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-06-2015

Shfrytëzimi i të drejtave në procedurë dhe mosrespektimi i gjykatës

Më 18 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Shfrytëzimi i të drejtave në procedurë dhe mosrespektimi i gjykatës”.

Ky trajnim kishte për synim avancimin e shkathtësive lidhur me zhvillimin e procedurës kontestimore me profesionalizëm dhe efikasitet si dhe të ndikoj pozitivisht në punën e gjykatave lidhur me respektimin e të drejtave të palëve në procedurë por edhe respektimin e gjykatës nga ana e palëve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan problemet praktike të cilat i hasin gjykatat në rastet e zhvillimit të procedurës kontestimore, parimet dhe rregullat e kësaj procedure, të drejtat dhe obligimet e palëve në këtë procedurë të cilat cenojnë integritetin dhe autoritetin e gjykatës. Në këtë aspekt u shtjelluan edhe veprimet e gjykatës në rastet kur palët dhe pjesëmarrësit tjerë në procedurë i keqpërdorin të drejtat e tyre me qëllim të disiplinimit të tyre dhe pasojat ligjore të cilat i bartin në këto raste.

Trajnimi u zhvillua me diskutime interaktive nga ana e gjyqtarëve pjesëmarrës, të cilët diskutuan dhe ngritën çështje nga praktika gjyqësore aktuale, të cilat u konsideruan  me interes në drejtim të realizimit me sukses të punës së tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor.

Shpërndaje :