Me datë 21-22 korrik 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me UNICEF realizoi një Trajnim për Trajnues me temë “Zhvillimi i Shkathtësive të Avancuars”.
Qëllimi i trajnimit ishe avancimin i aftësive dhe strategjive të mësimdhënies së trajnuesve të drejtësisë për fëmijë, dhe stafit të IGJK.
Ky trajnim për pjesëmarrësit do ta bëj më të lehtë hartimin e programeve trajnuese dhe zhvillimin e aftësive të avancuara për trajnime që do të organizohen për gjyqtarë dhe prokurorë në IGJK. Në trajnim u shpjeguan strategji dhe metoda të mësimdhënies të bazuara në përvojë që përdoren zakonisht në sistemet gjyqësore të shteteve më të zhvilluara.
Pas çdo pjesë teorike u demonstruan praktikisht metodat të shumëfishta të mësimdhënies duke përfshirë simulimet, aktrimin, diskutimet në grupe, studimet e rasteve, prezantimet dhe llojet e ndryshme të punës në grupe dhe dialogu sokratik me të gjitha nuancat e tij.
Me peshë dhe rëndësi për punën e ardhshme të trajnuesve ishin edhe shpjegimi dhe ilustrimi i rregullave të avancuara të diskutimit bashkëkohor, mjetet që zhvillojnë mendimin kritik, arti i bërjes pyetje si dhe shkathtësitë e diskutimit dhe dëgjimit aktiv.
Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit e drejtësisë për fëmijë nga lëmia civile dhe penale dhe stafi i IGJK-së.
22-07-2015