Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-07-2015

Lidershipi dhe Menaxhmenti i Gjykatave dhe Prokurorive të Shtetit dhe Planifikimi Strategjik

Më datë 6-7 korrik 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës”, realizoi trajnimin për menaxhmentin e gjykatave dhe prokurorive me temë “Lidershipi dhe Menaxhmenti i Gjykatave dhe Prokurorive dhe Planifikimi Strategjik”.

Qëllimi i realizimit të trajnimit ishte që pjesëmarrësit të ngrisin kapacitetet lidhur me zbatimin e kompetencave të tyre kyçe të udhëheqësisë, të dinë si ndryshojnë llojet e personalitetit sa i përket anëve të tyre të forta, të dobëta dhe motivuesve, të vlerësojnë tiparet e tyre të personalitetit, si dhe të dinë cili është ndikimi i anëve të tyre të forta dhe të dobëta në praktikën e përditshme të udhëheqësisë.

Gjatë dy ditëve të trajnimit u trajtuan: kompetencat e udhëheqjes, strategjitë e udhëheqjes, komunikimi, vlerësimi i performancës, planifikimi strategjik si dhe plani i veprimit. 

Pas çdo pjese teorike është realizuar puna në grupe ku pjesëmarrësit kanë luajtur role varësisht nga tema që është trajtuar paraprakisht.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët mbikëqyrës.

Shpërndaje :