Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2015

Gjurmimi, sekuestrimi, konfiskimi i aseteve dhe përdorimi i këtyre aseteve

Më 15shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, në bashkëpunim projektin e BE-së për asistencë të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Aseteve,implementuarnga B&S Europe ka realizuar trajnimin me temë“Gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve si dhe përdorimi i tyre”

Në fokus të trajnimit ishte korniza ligjore vendore dhe ndërkombëtare përfshirëedhe metodologjinë (direkte dhe indirekte) e cila përdoret për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve përfshirë edhe përdorimin e tyre.

Në kuadër të trajnimitu trajtua edhe korniza ligjore lidhur me administrimin dhe caktimin e pasurive të marrura apo të konfiskuara nga krimi i organizuar. E në veçanti nga trajnuesi ndërkombëtar u elaboruarrugëtimii Italisëlidhur me pasurinë e konfiskuar,të ripërdorur nga Shteti. Po ashtu u krahasua korniza ligjore italiane dhe sistemi ligjor në Kosovë përparësitë dhe dobësitë.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve lidhur me konfiskimin e të hyrave nga veprat kriminale në Kosovë për të identifikuar ngecjet në sistem bazuar në rastet nga praktikat më të mira të lidhura me përdorimin institucional dhe social të pasurive të konfiskuara siç janë:përdorimi institucional nga Qeveria, përdorimi institucional nga autoritetet lokale si dhe përdorimi nga autoritetet lokale direkte dhe indirekte.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dheprokurorë vendor të nivelit themelor si dhe gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë ligjor nga EULEX.

Shpërndaje :