Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-09-2015

Sanksionet penale në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

Më 22 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me EUIPR ka realizuar trajnimin me temë “Sanksionet penale në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i  gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me sanksionet penale të përcaktuara në legjislacionin vendor dhe të BE-së në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (DPI) e po ashtu informimi me praktikën e shteteve anëtare të BE-së për këtë fushë.

Në këtë trajnim prezantoi një eksperte ndërkombëtare e cila trajtoi dispozitat penale në Rumani në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale. Duke theksuar që aplikimi i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale-DPI është shumë i rëndësishëm për një sistem efiçient të mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Po ashtu u elaboruan edhe shkathtësitë dhe ekspertiza për identifikimin e veprave penale në fushën e Pronësisë Intelektuale.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve për sfidat dhe problemet të cilat pjesëmarrësit i hasin në praktikën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë e bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës.

Shpërndaje :