Më 22 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik sesionin e tretë nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: organizimi i sistemit gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Ligjit për gjykata, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, mandati dhe përbërja e Këshillit Gjyqësor, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit, procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit, komisionet e tij dhe mënyra e punë, Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, për të funksionimin e gjykatave e të gjitha niveleve dhe kualifikimet, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve si dhe vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre tre janë të komunitetit serb.
22-07-2022