Më 27 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.
Temat që po trajtohen janë: Dokumentet e besueshme, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor dhe të besueshëm, kamatëvonesa, kalimi i kredisë apo debisë dhe detyrimi i kushtëzuar dhe reciprok.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
27-07-2022