Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2012

Trajnim: “E Drejta e Punës”

Më 15 nëntor 2012, IGJK  me përkrahje të UNDP  ka mbajtur trajnimin me temë “E Drejta e Punës”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte trajtimi dhe zbërthimi i natyrës së kontesteve të punës, procedurës dhe  afateve ligjore brenda të cilëve mund të kërkohet mbrojtja gjyqësore.

Si rezultat i këtij seminari  pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
•    Të zbërthejnë natyrën e kontesteve të punës dhe dallojnë specifikat e procedurës gjyqësore në këto konteste.
•    Të zbatojnë drejtë procedurën dhe  afatet ligjore brenda të cilëve kërkohet mbrojtja gjyqësore,  
•    Të interpretojnë dhe dallojnë kontestet e punës që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe
•    Të shpjegojnë marrëdhëniet e punës për kategoritë ndaj të cilëve aplikohet Ligji për Shërbimin Civil.
•    Të interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit të Punës në kontestet nga marrëdhënia e punës.

Gjate këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë natyrën e kontesteve të punës si procedurë e posaçme ligjore, procedurën dhe  afatet ligjore brenda të cilëve mund të kërkohet mbrojtja gjyqësore, kontestet e punës që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe  marrëdhënia e punës për kategoritë ndaj të cilëve aplikohet Ligji për Shërbimin Civil.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile, gjyqtarët për kundërvajtje të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :