Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2012

Trajnim për bashkëpunëtorët profesional

Më 9 nëntor 2012, IGJK në kuadër të Programit për Profesionistët tjerë në Sistemin e Gjyqësisë dhe Prokurorisë ka realizuar ciklin e pestë dhe të fundit për këtë vit nga moduli për bashkëpunëtorë profesional i cili ka trajtuar provat në procedurën kontestimore dhe procedurën në kontestet martesore. 

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

•    kuptojnë si zhvillohet procedura e provave dhe cilat 
      prova merren për bazë në procedurën civile;
•    shpjegojnë rrjedhën e mirëfilltë dhe efikase të 
      procedurës se zgjidhjes se martesës me shkurorëzim  
      sipas dispozitave të Ligjit për Familjen të Kosovës; 
•    njohin mënyrën e inicimit të procedurës pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, pasurinë e përbashkët të bashkëshorteve dhe besimin e fëmijëve;  
•    identifikojnë procedurën paraprake (tentim pajtimi) dhe procedurën përfundimtare; 
•    demonstrojnë shkathtësi në përpilimin e vendimit pas përfundimit të procedurës.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detaje; baza ligjore lidhur me provat në procedurën kontestimore dhe procedurën në kontestet martesore. Përveç kësaj u dhanë edhe komente dhe shembuj nga praktika për parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Familjen të Kosovës lidhur me zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve dhe besimin e fëmijëve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional nga gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. 

Shpërndaje :