Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2012

Tryezë e diskutimeve: Ligji për Gjykata


Më 7 nëntor 2012, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin trajnues me temën e lartshënuar.

Si rezultat i kësaj tryeze, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- identifikojnë strukturën organizative dhe kompetencat e gjykatave sipas Ligjit për Gjykata;
- zbatojnë drejt dispozitat ligjore që kanë të bëjnë  me rolin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve sipas Ligjit për Gjykata;
- identifikojnë vështirësitë të cilat priten që do të paraqiten me rastin e  zbatimit të Ligjit për Gjykata.

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet rreth zbatimit të Ligjit për Gjykata, përgatitjet dhe planifikimi për zbatim, organizimi, funksionimi dhe kompetencat e gjykatave të Republikës së Kosovës, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve sipas ligjit të ri për gjykata si dhe dispozitat kalimtare të këtij ligji. 
Përfitues të kësaj tryeze ishin kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët nga të  gjitha regjionet të Kosovës.

Shpërndaje :