Më 23 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e gjashtë me radhë nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë “Shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale neni 403 të KPPK-së”.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• dallojnë efektin e shkeljeve esenciale të natyrës absolute dhe relative;
• identifikojnë arsyet e prishjes së vendimeve për shkak të këtyre shkeljeve, dhe
• zbatojnë drejtë dispozitat ligjore për eliminimin e shkeljeve procedurale.
Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore e nenit 403 të KPPK-së, shkeljet esenciale absolute dhe relative duke përfshirë edhe shembuj nga praktika gjyqësore lidhur me këto shkelje. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.
23-10-2012