Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2012

Trajnim i avancuar për gjyqtarë dhe prokurorë “Krimi Kibernetik”

Më 1 dhe 2 tetor 2012, në mbështetje të Projektit të Përbashkët për Bashkëpunim Rajonal mbi Krimin Kibernetikë (IPA) financuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian (BE-së) IGJK ka realizuar një trajnim dy ditor me temën “Krimi Kibernetik”. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe rajonet e Kosovës si dhe gjyqtarë e prokurorë nga Shqipëria.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarëve dhe prokurorëve ti:

• ofroj njohuri në përmbushjen e detyrave dhe rolit të tyre lidhur me hetimet e krimit të kibernetikës dhe 
• testojnë në praktikë modulin e avancuar trajnues para se të bëjnë të gatshëm për institucionet trajnuese, ku përfshihet kurrikula për trajnimin fillestar dhe atë të vazhdueshëm. 

Gjatë këtij sesioni trajnues u shtjelluan temat si: Veprat penale të krimit kibernetikë, identifikimi i krimeve, të dyshuarit, juridiksioni dhe çështjet ndërkombëtare, forenzika digjitale, përgatitja e rastit për gjykatë. Gjithashtu, përmes punës në grupe dhe detyrave të dhëna nga trajnuesit ndërkombëtarë, pjesëmarrësit patën mundësi të praktikojnë se si bëhet identifikimi i krimeve përmes formave elektronike. 

Shpërndaje :