Më 27 Shtator 2012, IGJK në bashkëpunim UNICEF-in ka organizuar një Konferencë në fushën e Drejtësisë për të Mitur me temë: Protokolli i Përbashkët Referues.
Konferenca kishte për qëllim prezantimin e draft protokollit të përbashkët referues në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe dëgjimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve lidhur me këtë protokoll, nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të institucioneve, të drejtësisë për fëmijë në Kosovë, të cilët morën pjesë në konferencë.
Në konferencë u diskutua për rolin këtij protokolli në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe qëllimin e tij në krijimin e praktikave unike në këtë fushë.
Gjatë diskutimeve, gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur si dhe zyrtarët e policisë, shërbimit sprovues, qendrës për pune sociale dhe ndërmjetësit, bënë komentet e tyre për pasqyrimin e punës të secilit institucion dhe përfshirjen e praktikave më të mira në këtë protokoll, konform standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin gjyqtarët e gjykatave komunale dhe të qarkut, prokurorët komunal dhe të qarkut, drejtorët regjional të shërbimit sprovues, përfaqësues të qendrës për pune sociale dhe Policisë së Kosovës.
27-09-2012