Më 10 shtator 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale me temë “Dënimet Kryesore, Plotësuese dhe Alternative”.Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
- shqiptojnë në mënyrë adekuate llojet e dënimeve kryesore, plotësuese dhe alternative;
- njohin kushtet dhe rrethanat për shqiptimin e llojit të caktuar të dënimit;
- dallojnë procedurat për zëvendësimin e dënimit me burg në dënim me gjobë dhe anasjelltas;
- vlerësojnë se në cilat raste mund të shqiptohen dënimet plotësuese;
- identifikojnë kushtet për shqiptim dhe procedurat për revokim të dënimeve alternative;
Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra nga trajnuesit dhe ndarjes në grupe të pjesëmarrësve të cilët punuan me raste studimi nga praktika gjyqësore. Gjatë punës në grupe u diskutuan kryesisht problemet dhe dilemat praktike lidhur me shqiptimin e dënimeve kryesore, plotësuese dhe alternative si dhe u dhanë ide për tejkalimin e tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e Kosovës.
10-09-2012