Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-09-2022

Risitë e Kodit të Procedurës Penale

Më 02 dhe 03 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim  Ambasadën Amerikane, në kuadër të Programit për Trajnimeve është duke e  realizuar trajnimin me temë “Risitë e Kodit të Procedurës - Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë:  Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren, Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti Special dhe Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë si dhe z. Artan Qerkini, Avokat.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me Risitë esenciale të Kodit të Procedurës të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan temat; Mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës , hedhja e kallëzimit penal / e drejta për të apeluar aktvendimin, masat e veçanta hetimore, mbrojtja e dëshmitarëve, marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë, hetimi (afati i hetimeve, pushimi dhe rihapja e hetimeve). Me theks të veçantë u trajtua Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues, qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit.

Gjithashtu u trajtua  edhe Shqyrtimi i dytë, aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor. Në veçanti u diskutua për standardin e rishikimit të ankesave shkeljet substanciale, ndryshimi i aktgjykimit nga Gjykata e Apelit, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, sekuestrimi dhe konfiskimi si dhe  procedura penale ku përfshihen kryesit me çrregullime mendore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, Prokurorët e Prokurorive Themelore si dhe avokat nga regjioni të Mitrovicës.

Shpërndaje :