Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat – Sesioni II

Me 13-15 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve filloi sot trajnimin e Specializuar tre-ditor “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat - Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.   

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Krimi kibernetik si vepër penale në legjislacionin e brendshëm, procedura dhe praktika në lidhje me provat elektronike.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të apelit dhe niveli themelor si dhe bashkëpunëtorë profesional dhe ekspertët e PSRK-së .

Shpërndaje :