Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2022

Nën moduli – Procedura jonktestimore – tema: Rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare

Më 15 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë, trajnues nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rregullimi i gjendjeve personale, heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes ose vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes, rregullimi i marrëdhënieve familjare, vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore, heqja dhe kthimi i të drejtës prindërore dhe dhënia e lejes për martesë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :