Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2022

Fillimi i Trajnimeve nga Fusha e së Drejtës Komerciale

Me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të Gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale, Akademia e Drejtësisë nga data 14 shtator, e deri më sot, në bashkëpunim me partnerin e saj Projektin e USAID për Drejtësi Komerciale, ka zhvilluar Trajnimet e para nga fusha e të Drejtës Komerciale, për Gjyqtarët e kësaj Gjykate.

Këto trajnime kanë dalur si rezultat i një procesi të gjatë të zhvilluar nga Akademia e Drejtësisë dhe USAID, për rekrutimin e trajnuesve të specializuar nga kjo fushë, me ç’rast të njëjtit do t’i zhvillojnë trajnimet sipas temave të përcaktuara, për Gjyqtarët dhe stafin tjetër të Gjykatës Komerciale.

Meqenëse Trajnimi ishte 3 ditor, në ditën e parë u trajtua Procedura e Falimentimit, çështjet e ndërmarrjeve publike, kërkesat për falimentim, Procedura e likuidimit, dallimet mes procedurës së falimentimit dhe likuidimit.

Në ditën e dytë trajnimi u fokusua tek Pronësia Inelektuale, Markat Tregtare, Patentat. Meqenëse tema ishte mjaft e gjerë dhe nuk mund të përmblidhej vetëm brenda një dite, u prekën vetëm pikat kyçe si: Llojet e pronësisë intelektuale, kushtet e regjistrimit të një marke tregtare, të drejtat e autorit, dizajni industrial, patentat, mbrojtja juridike e të drejtave të pronësisë intelektuale etj.

Në ditën e tretë dhe të fundit u trajtuan çështjet e Zbatimit dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtare, direktivave dhe rregulloreve të UE-së, mbi çështjet komerciale, fiskale dhe doganore, në veçanti ndryshimet Legjislative me Ligjin e ri të së Drejtës Ndërkombëtare Private.

Trajnimet nga fusha Komerciale pritet të kenë vazhdojnë edhe javët në vijim, ku pritet të trajtohen edhe temat tjera nga Fusha Përmbarimore, Tatimore, Fiskale etj.

Përfitues të trajnimit ishin Gjyqtarët e rinjë të Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :