Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2015

Punëtori për Hartimin e Programit Trajnues për Vitin 2016

Më 23-24 tetor 2015, IGJK ka realizuar “Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues për Vitin 2016”.

Qëllimi i punëtorisë ishte hartimi i programit trajnues për vitin 2016 për gjyqtarë dhe prokurorë, bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave trajnuese.

Programi trajnues i IGJK-së do të jetë program 1 vjeçar, që përmban tema të karakterit profesional dhe atij ndër-disiplinar. Ky program reflekton nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkesat e dalura nga politikat e institucioneve të Kosovës (proceset euro-integruese, agjenda legjislative, prioritetet qeveritare).

Në këtë aspekt ekspertët e ftuar fillimisht analizuan propozimet e nxjerra nga mekanizmat e përdorur nga IGJK për vlerësimin e nevojave trajnuese dhe bazuar në kërkesën e IGJK-së rreth strukturës së përgjithshme që duhet të përmbajë programi trajnues përcaktuan temat me prioritet që duhet të trajtohen gjatë vitit 2016.

Ekspertët hartuan konceptin e secilit trajnim duke u mbështetur në sfidat dhe problemet e shfaqura në praktikën gjyqësore në vend. Koncepti i secilës temë përfshinë qëllimin ku bëhet përshkrimi i temës, evidentohen dilemat dhe përshkruhet qasja në adresimin e këtyre dilemave gjatë trajnimit. Po ashtu koncepti përmban edhe përmbajtjen dhe përfituesit e trajnimit.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnues të IGJK-së nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe përfaqësues të KGJK-së dhe KPK-së. 

Shpërndaje :