Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2015

Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore

Më 25-26 nëntor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore”.

Trajnimi është realizuar me qëllim të ngritjes së shkathtësive praktike në përfaqësim dhe zhvillim të gjykimit, posaçërisht duke u bazuar në teknikat e përfaqësimit në gjykim, që parashihen me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, lidhur me mënyrën e marrjes në pyetje, prezantimin e provave dhe udhëheqjen e shqyrtimit gjyqësor.

Në kuadër të këtij trajnimi dy ditor, janë elaboruar teknikat e përfaqësimit në gjykim, duke filluar nga marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, e tërthortë, vënies në dyshim, rimarrjes në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, fjalës hyrëse dhe fjalës përfundimtare. Në këtë kontekst u trajtua edhe dallimi në mes të fjalës hyrëse dhe asaj përfundimtare.

Të gjitha këto teknika janë shqyrtuar nga këndvështrimi i prokurorit dhe nga ana e avokatit mbrojtës në mënyrë që të dy palët të identifikojnë faktet që mbështesin teoritë e tyre. Për secilin teknikë, pas prezantimit teorik, pjesëmarrësit të ndarë në grupe, përgatiten dhe demonstruan në mënyrë praktike të gjitha këto teknika. Pas çdo demonstrimi të teknikave nga ana e pjesëmarrësve, ata iu nënshtruan vlerësimit në video kritikë, ku morën vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me aplikimin e këtyre teknikave.

Përfitues të këtij programi trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :