Më 03 dhjetor 2015, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Dënimet alternative dhe plotësuese”.
Trajnimi kishte për qëllim zgjerimin e njohurive teorike dhe praktike lidhur me vlerësimin e drejtë të rrethanave ligjore si dhe interpretimin dhe zbatimin e drejtë të dispozitave të Kodit Penal për shqiptimin e këtyre sanksioneve penale.
Fillimisht në këtë trajnim u elaboruan dënimet alternative, llojet, kushtet dhe rrethanat që duhet marr parasysh për shqiptimin e tyre, si dhe efektet pozitive të zbatimit efikas të këtyre dënimeve.
Me theks të posaçëm u diskutua lidhur me dënimin me kusht, kushtet e parapara ligjore për caktimin e tij, si dhe revokimi e afatet për revokimin e këtij dënimi. Gjithashtu u shtjelluan edhe gjysmëliria dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme, si lloje të dënimeve alternative. Më pas, u trajtuan dhe dënimet plotësuese si lloje të posaçme të sanksioneve penale, llojet dhe kushtet për shqiptimin e tyre si dhe pikat e përbashkëta dhe dalluese mes dënimeve kryesore, alternative dhe plotësuese.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore nga regjione të ndryshme.
03-12-2015