Më 08 dhjetor 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut”.
Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive lidhur me sjelljen etike profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve si në punën e tyre ashtu edhe në jetën jashtë saj në drejtim të ngritjes së besimit të publikut në institucionet gjyqësore.
Punimet në këtë trajnim u fokusuan kryesisht në elaborimin e normave të zbatueshme etike dhe normave tjera të mirësjelljes, rëndësisë së profesionalizmit, integritetit dhe dinjitetit moral, parimit të pavarësisë dhe paanësisë si dhe faktorëve që ndikojnë në cenimin e këtyre parimeve.
Gjithashtu në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan edhe sjellja jo profesionale dhe personale që zbehin besimin e publikut siç janë: konflikti i interesit, ndikimet e brendshme dhe të jashtme si dhe veprimtaritë jo gjyqësore me theks në pavarësinë financiare.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor.
08-12-2015