Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-12-2015

Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit - Sesioni III

Më 10-11 dhjetor 2015, IGK ka realizuar sesionin III të programit trajnues “Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.

Synimi i këtij sesioni trajnues konsistonte në ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në zbatimin e drejtë dhe efikas të legjislacionit kundër korrupsionit përfshirë atë vendor dhe ndërkombëtar, dhe ofrimin e njohurive rreth fenomenologjisë së paraqitjes së formave të korrupsionit zyrtar, në drejtim të organizimit të një lufte të suksesshme kundër kësaj dukurie e cila vlerësohet si një kërcënim për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Fillimisht në këtë trajnim u elaboruan fazat e përgatitjes dhe gjykimit të rastit penal të korrupsionit, kualifikimi i këtyre veprave, pasojat e korrupsionit, ndërlidhshmëria e korrupsionit me pastrimin e parave dhe ndikimin e këtij fenomeni në të drejtat dhe liritë e njeriut. Në kontekst të kësaj, më tej u trajtuan përgatitja dhe prezantimi i shkresave lidhur me masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, lidhur me dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunues si dhe përgatitja dhe prezantimi i shkresave në shqyrtimin gjyqësor.

Ky ishte sesioni i fundit i këtij programi trajnues i cili ishte paraparë të realizohej gjatë vitit 2015.

Përfitues të këtij sesioni trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, të cilët kanë vijuar  sesionin I dhe sesionin II.

Shpërndaje :