Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2016

Takimi i Këshillit të Redaksisë së Publikimeve të IGJK-së

Me dt. 29 janar 2016, në Institutin Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi i Këshillit të Redaksisë së publikimeve të IGJK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve për publikim dhe diskutimi i rregullave teknike për publikim.

Gjatë këtij takimi, nga Këshilli i Redaksisë u theksua rëndësia e cilësisë së punimeve për publikim në revistën “Opinio Juris” dhe nevojat e gjyqësorit dhe profesionistëve ligjor për aspektin praktik.

Në këtë takim u shqyrtuan propozimet për publikime për të cilat Këshilli i Redaksisë diskutoi dhe vendosi sipas kompetencës së përcaktuar me Rregulloren për Kërkime dhe Publikime në IGJK. 

Shpërndaje :