Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-09-2022

Veprat penale kundër jetës dhe trupit me fokus te vepra penale e vrasjes dhe vrasjeve të rënda

Më 27 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Veprat penale kundër jetës dhe trupit me fokus te vepra penale e vrasjes dhe vrasjeve të rënda’’

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë:  z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Valdet Gashi prokuror në Prokurorin Speciale

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur për veprat penale të vrasjes  format e kualifikuara dhe të privilegjuara të saj;

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegim teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët.

Shpërndaje :