Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: Shtytja

Më 03 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e nëntë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shtytja – përgjegjësia penale dhe ndëshkimi i shtytësitë, ndihma dhe bashkimi kriminal.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokuror të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :