Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-10-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni: Fillimi i procedimit administrativ

Më 03 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i procedimit administrativ, fillimi i procedimit nga organi i administratës publike, subjektet e procedurës, zotësia dhe përfaqësimi ligjorë është paraparë me  (nenin 15), përfaqësuesi i autorizuar  është paraparë me  (nenin 17), përfaqësuesi i Përbashkët është paraparë me (neni 18), zotësia për të qenë Përfaqësues është parashikuar me (nenin 19), kryerja e veprimeve procedurale  është paraparë me (nenin 20) dhe dorëzimi i kërkesave.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :