Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2022

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni: E drejta civile, nocioni, parimet dhe burimet e së drejtës civile

Më 04 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e parë trajnues  nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: parimet e të drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe burimet e të drejtës civile në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :