Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2022

Nën moduli – Ligji për kundërvajtje, sesioni: Organet për paraqitje të kërkeses për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes, Aktgjykimet-aktvendimet dhe Mjetet Juridike

Më 04 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi  I, është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i dytë nga nën modulin “Ligji për kundërvajtje” në mbështetje të  trajnueses znj. Biljana Rexhiq.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga nën moduli janë duke u  trajtuar: aktgjykimi për kundërvajtje, aktvendimi për përfundimin e procedurës kundërvajtjes, komunikimi, përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit-aktvendimit mbi kundërvajtjet, dispozitivi i aktgjykimit për kundërvajtjen me të cilin i pandehuri shpallet përgjegjës duhet medoemos të përmbajë dhe Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe vendosja sipas kërkesës.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :