Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2022

E drejta për një proces të rregullt gjyqësor

Më 06 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë E drejta për një proces të rregullt gjyqësor”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive mbi të drejtën për proces të rregullt në procedurat civile dhe administrative.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :