Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-02-2016

Burgimi për të mitur

Më 09 shkurt 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e UNICEF-it, ka realizuar trajnimin nga fusha e Drejtësisë për Fëmijë - aspekti penal me temë “Burgimi për të mitur”.

Trajnimi u realizua me qëllim që pjesëmarrësve t’iu ofroj njohuritë dhe shkathtësitë adekuate në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore vendore dhe familjarizimi me standardet ndërkombëtare që rrjedhin nga Konventa e OKB-së për Drejtat e Fëmijës, në drejtim të harmonizimit të praktikës gjyqësore me rastin e shqiptimit të burgimit për të mitur si sanksioni më i rëndë që shqiptohet ndaj të miturit.

Fillimisht në këtë trajnim u elaborua qëllimi i burgimit për të mitur, kushtet për shqiptim të tij, kriteret që vlerësohen me rastin e shqiptimit të burgut për të mitur si dhe kohëzgjatja e burgimit për të mitur.

Në pjesën e pasdites, u shtjellua lirimi me kusht nga burgu për të mitur, kriteret për lirimin me kusht, paneli për lirim me kusht, ekzekutimi i vendimit të panelit për lirim me kusht si dhe obligimet e personit të liruar me kusht. Në kuadër të kësaj u trajtuan dhe fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit dhe parashkrimi i ekzekutimit të burgimit për të mitur.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :