Më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia e shkaktuesit të dëmit, shkaqet e shkaktimit të dëmit dhe llojet e përgjegjësisë, kompensimi i demit material dhe jo material, parashkrimi i kërkesave për kompensimin e dëmit, kompensimi i shpenzimeve të mjekimit dhe rehabilitimit dhe kompensimi i dëmit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
10-10-2022