Më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e njëmbëdhjetë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i nocionit të sanksioneve penale – shqyrtime të përgjithshme, dënimet dhe llojet e tij, dënimet alternative - nocioni, rëndësia dhe llojet e dënimeve alternative dhe qëllimi i dënimit me kusht si dhe në kuadër të kësaj teme po trajtohet edhe një rast praktik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
10-10-2022