Më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokuror të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
10-10-2022