Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni: Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Më 11 tetor  2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e gjashtë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vështrim i përgjithshëm, privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve dhe shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokuror të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :