Më 06 deri 09 prill 2016, IGJK realizoi një punëtori për hartimin e draft rregullores dhe draft kurrikulës trajnuese për Programin e Trajnimit Fillestar.
Mbështetur në ndryshimet legjislative, IGJK-së ka vlerësuar se kërkohen ndryshime dhe plotësime të akteve nënligjore të cilat rregullojnë përmbajtjen, kohëzgjatjen e trajnimit teorik dhe praktik dhe të krijoj një sistem për vlerësimin e përmbushjes adekuate të programit trajnues nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar, gjatë trajnimit në trajnimit fillestar në IGJK.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte përcaktimi i kornizës së draft – kurrikulës trajnuese, identifikimi i nevojave për trajnim/moduleve dhe hartimi i draft rregullores së PTF-së e cila do të rregulloj organizimin e trajnimeve në PTF, të drejtat dhe detyrimet e trajnuesve/mentorëve, raportet e gjyqtarëve/prokurorëve të shtetit të sapoemëruar me IGJK-në si dhe kriteret për përfundim të suksesshëm të programit trajnues.
Gjatë kësaj punëtorie përveç draftimit të këtyre akteve është diskutuar edhe për sfidat me të cilat IGJK do të përballet gjatë zbatimit të trajnimit fillestar për gjyqtarë dhe prokuror të shtetit të sapoemëruar. Lidhur me këtë çështje janë ofruar ide në lidhje me koordinimin dhe bashkëpunimin me KGJK dhe KPK si dhe përcaktimin e kritereve për vlerësimin e rezultateve të trajnimit fillestar.
Si rezultat i kësaj tryeze janë hartuar; draft Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar si dhe draft – kurrikula trajnuese për gjeneratën e gjashtë. Grupi punues i këtyre akteve ishte stafi i IGJK-së.
09-04-2016