Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2012

Trajnim i Stafit

Trajnim i Stafit 

Më 6 mars 2012, IGJK në bashkëpunim të Programit të Binjakëzimit (EU-LER), ka organizuar një trajnim për stafin e IGJK-së lidhur me platformën e mësimit në distancë e quajtur ILIAS.

Qëllimi i trajnimit ishte që stafi i IGJK-së të zhvillojnë shkathtësitë e tyre lidhur me shfrytëzimin e mundësive që ofron kjo platformë për ofrimin e kurseve përmes mësimit në distancë. Objektivat kryesore të trajnimit ishin që stafi pas këtij trajnimi të jetë në gjendje që të:

• Të krijojnë dhe mirëmbajnë faqen personale në ILIAS;
• Të bëjnë hapjen e llogarive dhe ndarjen e të drejtave dhe roleve në platformë;
• Të vendosin materialet, prezantimet dhe modulet e ndryshme në platformë;
• Të ftojnë dhe regjistrojnë pjesëmarrës në kursin e trajnimeve në distancë;
• Të hartojnë kategorinë e pyetjeve, pyetësorin dhe testet lidhur me vlerësimin e trajnimit;
• Të zhvillojnë njohuritë lidhur me komunikimin në platformë me pjesëmarrësit e trajnimit në e-mail, forum dhe chat;
• Të njihen me terminologjinë e cila përdoret në platformë, etj.

Trajnimi u zhvillua në formën e mësimit duke praktikuar drejtpërdrejt platformën dhe krijuar secili nga pjesëmarrësit kursin e vet. Metodologjia e trajnimit ishte interaktive dhe pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të sqarojnë të panjohurat lidhur me platformën.

Shpërndaje :