Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2016

Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij

Më 17 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, organizon trajnimin me temë “Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të analizohen dispozitat të nenit 5 të KEDNJ, ligjshmëria e ndalimit, privimi nga liria si pjesë e procesit penal, detyrimi për të dhënë brenda një afati sa më të shkurtër arsyet e arrestimit, detyrimi për të sjellë personat e ndaluar para një autoriteti gjyqësor që ka të drejtën e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm ose të lirimit në pritje të gjykimit dhe e drejta për kompensim.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Shpërndaje :