Më 19 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti”.
Në fokus të trajnimit ishin ngritja e shkathtësive të gjyqtarëve në zbatimin e procedurës kontestimore në rastet e procedurës dypalëshe dhe kontesti në mes të palëve lidhur me të drejtat dhe obligimet e tyre nga marrëdhënia e caktuar juridike.
Në veçanti gjatë trajnimit u elaborua identifikimi i palëve në procedurën civile, dallimi i zotësisë për të qenë palë nga zotësia procedurale në procedurën civile, dallimi në mes të përfaqësuesit ligjor, atij me prokurë, si dhe atij të përkohshëm, përfshirë legjitimitetin aktiv dhe pasiv të palëve në procedurën civile.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të departamentit ekonomik dhe të përgjithshëm të nivelit themelor.
19-05-2016